Dy vëllezërit korçarë humbin babain: “Nuk kemi asnjë kujtim me të, e dhimbshme…”

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dy vëllezërit korçarë humbin babain: “Nuk kemi asnjë kujtim me të, e dhimbshme…”

Është ndarë nga jeta babai i këngëtarëve të njohur Endri dhe Stefi Prifti. Lajmin e trishtë e kanë ndarë veta ata në një status të bërë publik në Facebook.

Mes rreshtash ceket edhe pak historia dhe marrëdhënia që ata kanë me të atin, me të cilin thonë se nuk kanë as kujtime e as fotografi, dhe se janë rritur nga nëna e tyre.

“Pershendetje familjare, shoke, miq dhe fansa te kesaj faqeje te madhe! Ju bejme me dije, se sot dt 12.6.2024 nderroi jete babai jone Serafin Prifti.

Sido ka shkuar maredhenia jone familjare, perseri gjaku nuk behet uje. ADN-ja jone ka 50% te gjakut te Tij.

Ne nuk kemi asnje kujtim me te:.. asnje foto…! E dhimbshme por e vertete.

Per shume njerez ndoshta duket i cuditeshem ky fakt, por ashtu rrodhi jeta jone me njeriun qe na beri koken…! Ne jetuam, u rritem dhe u shkolluam me nenen tone heroine, qe sakrifikoi jeten e Saj per te tre ne, femijet e kesaj martese.

Nuk dua te shkruaj me teper ne kete dite humbjeje. Varrimi behet neser ne oren 12:00”, shkruhet në këtë postim.

Kujtojmë se në një rrëfim disa muaj më parë Stefi Prifti tregoi se babai i kishte braktisur dhe nëna i kishte rritur e vetme.

Ai madje tha se njëherë u takua rastësisht me babain ballë për ballë në autobus kur ishte i ri, por ai as nuk iu afrua t’i fliste.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE