Sa herë dashuron njeriu në jetë?! Rita Petro ka përgjigjen perfekte…

vovalbania June 13, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sa herë dashuron njeriu në jetë?! Rita Petro ka përgjigjen perfekte…

E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm…

Cili është libri i saj i preferuar në Kosovë dhe në Shqipëri nga lexuesit?

Në fakt romani “Lindur së prapthi” ka pasur një sukes shumë të madh. Vazhdojnë akoma lexues që thonë a e ke me vete sepse është edhe libri “Vrima”. 

A do të kemi një vazhdim të librit “Lindur së prapthi”?

Të gjithë më thonë, po. Besoj do të kem por tani do të jetë tamam me këmbë në tokë. 

Teksa ishin duke folur në lidhje me ndjesinë e dashurisë Rita u shpreh:

Në momentin që bie në dashuri kush nuk bëhet poet?!

Më tej ajo shtoi se:

Unë hy tek njerëzit që them se megjithëse kam dashuruar fort, fuqishëm ata pak burra në jetën time i kam dashur shumë por them që asnjëherë nuk mund të thuash se njeriu dashuron vetëm njëherë apo si dashuria e parë nuk ka. Tek unë nuk ekziston. 

Sipas Rita Petros mund të dashurosh më shumë se një herë…

Patjetër sepse njeriu e ka dashurinë brenda vetes së tij. Sa më pasionant të jesh dhe sa më shumë ta ndjesh fuqinë e dashurisë unë mendoj se njeriu e ka më të hapur mendjen dhe shpirtin për të rënë në dashuri disa herë në jetë. Madje dashuria nuk ka as moshë. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65810 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE