Kanë fituar apo humbur? Çfarë po ndodh me ndjekësit në Instagram të ish-banorëve të “BBV3”?!

vovalbania June 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanë fituar apo humbur? Çfarë po ndodh me ndjekësit në Instagram të ish-banorëve të “BBV3”?!

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në Instagram.

Teksa ende “Big Brother VIP 3” vijon të jetë në qendër të vëmendjes, le të hedhim një sy se çfarë ka ndodhur me rrjetet sociale të ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fituesja e këtij edicioni, Egla Ceno, ka humbur 1 mijë ndjekës, nga 109K në Instagram, tani numëron 108K. Sa i përket kundërshtarit të saj në podium, Julian Deda, aktori ka fituar 1 mijë ndjekës brenda javës, nga 468K, tashmë numëron 469K. Nga ana tjetër, Romeo Veshaj nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe ka sërish 388K.

Sa i përket partneres së tij Heidi Baci, ajo ka 4 mijë ndjekës më shumë të shtuar në llogarinë e saj të Instagramit. Nga 218K që kishte javën e kaluar, tashmë Heidi numëron 222K ndjekës. Meriton Mjekiqi, finalisti i pestë i ‘reality show-t’, nuk ka ndryshuar në numrin e tij të ndjekësve duke numëruar sërish 355K. Françeska Murati, gjysmëfinalistja që nuk arriti të prekte dot finalen e madhe, vijon me rritje edhe këtë javë duke shtuar 6K. Nga 128K tani Françeska ka 134K.

Nëse hedhim një sy ish-banoreve të tjera më të komentuara të këtij edicioni, përmendim Roza Latin e cila ka fituar 2K ndjekës. Nga 848 mijë tani ajo ka shkuar në 850K. Rike Roçi ka shtuar 1 mijë ndjekës nga java e kaluar dhe numëron 176K.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE