Putin: Negociata për paqe, vetëm nëse Kievi lëshon katër rajone e heq dorë nga NATO!

vovalbania June 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Putin: Negociata për paqe, vetëm nëse Kievi lëshon katër rajone e heq dorë nga NATO!

Rusia është gati për një armëpushim dhe fillimin e negociatave nëse trupat ukrainase tërhiqen plotësisht nga rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhias e Khersonit dhe nëse Kievi merr përsipër të mos anëtarësohet në NATO. Kjo u deklarua nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u shpreh se nuk do të ketë kompromis me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin kur bëhet fjalë për përfundimin e luftës që filloi në muajin shkurt të vitit 2022.

Koha për kompromis ka mbaruar. Përfundoi kur Putini zgjodhi vrasjen në vend të traktateve. Qeveria ruse po lë pas dhjetëra varreza. Ne do t’i japim fund kësaj lufte sipas kushteve tona, tha Zelensky në fjalimin e tij gjatë një seance speciale të parlamentit gjerman. Eshtë në interesin tonë të përbashkët që Putini të humbasë në fund.

Zelensky përsëriti interesin e Kievit për t’u bërë anëtar i plotë i Bashkimit Europian. Udhëheqësit e G7-ës ranë dakord t’i japin hua Ukrainës 50 miliardë dollarë të krijuara nga asetet e ngrira të shtetit ruse, në ditën e parë të një samiti ku Amerika firmosi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me Kievin, për të siguruar që vendi të mund të vazhdojë të mbrohet nga Rusia. Presidenti amerikan, Joe Biden përshëndeti hapat e ndërmarrë, si një shenjë se presidenti rus Vladimir Putin nuk mund t’i ndajë.

Ju nuk mund të na ndani dhe ne do të jemi me Ukrainën, tha Biden gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Vërejtjet erdhën pasi ai dhe Zelensky nënshkruan marrëveshje afatgjatë që përcakton marrëdhëniet e sigurisë së Uashingtonit me Kievin, në kuadër të G7-ës, në Italinë jugore. Pesëmbëdhjetë vende të tjera, tashmë kanë përfunduar marrëveshje të ngjashme afatgjata sigurie me Kievin, duke përfshirë Britaninë, Francën dhe Gjermaninë.

Marrëveshja rregullon gjerësisht bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e mundshme, përfshirë pajisjet ushtarake, stërvitjen e manovrat. Në të njëjtën kohë, Ukrainës i kërkohet të zbatojë reforma të ndryshme në fushën e drejtësisë, zbatimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit, por edhe në kapacitetet e strukturat ushtarake për të arritur standardet e NATO-s në të ardhmen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE