Ja si përcillen tifozët kuq e zi në Aeroportin e Tiranës! (FOTO)

vovalbania June 14, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja si përcillen tifozët kuq e zi në Aeroportin e Tiranës! (FOTO)

Tifozët e skuadrës tonë kombëtare që fluturuan sot drejt Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë në Euro2024, u përcollen me një atmosferë festive nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

Me ngjyrat e flamurit kuq e zi, me një performancë nga këngëtarët Klajdi Haruni & Bruno, dhe me një entuziazëm të jashtëzakonshëm, tifozët dhe pasasgjerët që udhëtonin në destinacione të ndryshme festuan së bashku. Festa ishte e mbushur me emocione, duke shënuar një fillim të paharrueshëm për rrugëtimin e Shqipërisë në këtë kampionat të rëndësishëm evropian.

Nga Aeroporti i Tiranës në stadiumet anembanë Evropës, jehona e krenarisë shqiptare do të tingëllojë duke i kujtuar botës lidhjen e pathyeshme mes një skuadre dhe tifozëve të saj të përkushtuar.

Shtëpia më e madhe e futbollit, UEFA bashkë me autoritetet gjermane po përgatiten për mbi 50 mijë tifozë shqiptarë që të marrin pjesë në ndeshjen e parë të Shqipërisë në EURO 2024 kundër Italisë në Dortmund.

Sipas burimeve të ky është kontingjenti më i madh udhëtues i çdo kombëtareje tjetër, përveç vendit pritës, që është Gjermania.

Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Italisë do të luhet në Signal Iduna Park i cili është stadiumi i Borussia Dortmundit, i cili ka një kapacitet prej 82 mijë vendesh, por stadiumi do të ketë një kapacitet të reduktuar në 62 mijë.

Shumë banorë shqiptarë në Gjermani kanë blerë biletat për paraqitjen e parë të Shqipërisë në Kampionatin Evropian, ndërsa kampionia e Evropës në fuqi, Italia pritet të mbështetet nga më pak se 10 mijë tifozë për shkak të shumicës dërrmuese të biletave të blera nga tifozët shqiptarë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64089 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE