Mc Kresha flet për planet e zgjerimit të familjes dhe për artistët me të cilët s’do bashkëpunonte

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mc Kresha flet për planet e zgjerimit të familjes dhe për artistët me të cilët s’do bashkëpunonte

I ftuar mbrëmjen e kaluar në “Top Arena”, Mc Kresha, foli për planet e së ardhmes duke u rrëfyer për familjen dhe karrierën. I pyetur nëse po planifikon ta zgjerojë familjen, ai pranoi se do të dëshironte të kishte një fëmijë të tretë.

“Me qejf e kam, por nuk varet vetëm nga unë”, -u shpreh Kresha, duke folur më tej për dëshirat që ka për të ardhmen e fëmijëve. “Unë si artist nuk do doja që fëmijët të merreshin me muzikë. Por arti nuk është profesion, është talent. Vajza ime që në moshën 2-vjeçare pikturon, ka edhe prirje për të kënduar. Dua që me kalimin e kohës, të jetë ajo e zonja dhe të vendosë çfarë të dojë në jetë”.

Reperi u ndal edhe te karriera dhe tregoi se ka këngëtarë me të cilët nuk do të pranonte të bashkëpunonte, por nuk dha emra.

Ne nuk bëjmë këngë për sezon. Ne bëjmë albume. Me Lyrical Son ne bëjmë album, kemi 11. Ne kemi pasionin dhe nga pasioni del profesioni. Me kë nuk do të bashkëpunoja? Nuk e them, nga respekti se nuk dua t’ia lëndoj kujt ndjenjat, por e dinë shumë mirë ata”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE