“Euro 2024″/Ja çfarë sugjeron rekordi i ndeshjeve të kaluara Itali-Shqipëri!

vovalbania June 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Euro 2024″/Ja çfarë sugjeron rekordi i ndeshjeve të kaluara Itali-Shqipëri!

Me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit që mbrëmjen e sotme në orën 21:00 luan të parën ndeshje në “Euro 2024”, atë ndaj Italisë në stadiumin “Signal Iduna Park” të Dormundit, rekordi i ndeshjeve të kaluara të “axurrëve” ndaj kuqezinjve, sugjeron se ky duhet të jetë fillim i rehatshëm në Europian për kampionët në fuqi.

Skuadrat janë takuar katër herë, të gjitha që nga nëntori 2014 dhe “axurrët” i kanë fituar të gjitha  ndeshjet, duke shënuar shtatë gola dhe pësuar vetëm një. Por, me një pjesë të konsiderueshme të skuadrës së Sylvinhos që luan në Serinë A, Shqipëria i njeh mirë kundërshtarët.

Për herë të dytë në një Kampionat Europian pasi bëri debutimin në finalet “Francë 2016”, Shqipëria fitoi në grupin e saj kualifikues, duke lënë pas Poloninë dhe Çekinë.

Italia përfundoi pas Anglisë në grupin kualifikues përkatës, por me sulmuesin Gianluca Scamacca, i cili pritet të jetë në majën e sulmit, pas një fushate fituese të UEFA Europa League me Atalantën, Italia mund të jetë gati që sërish të shkojë në finale.

Formacionet e mundshme: 

Italia: Donnarumma; Di Lorenzo, Bastoni, Calafiori, Dimarco; Barella, Jorginho; Chiesa, Frattesi, Pellegrini; Scamacca.

Shqipëria: Berisha; Hysaj, Djimsiti, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Seferi, Asani, Broja.

Një ditë më parë, trajneri i Kombëtares, Silvinjo deklaroi se “Shqipëria ndodhet në grup shumë të vështirë” dhe shtoi: jemi të vetëdijshëm për këtë. Në konferencën për shtyp, theksoi se “Shqipëria do të luftojë për çdo pikë”.

Para së gjithash jam shumë i gëzuar që jam këtu. Kemi pasur një garë të vështirë gjatë kualifikimeve dhe është një nder i madh të jem me Shqipërinë në “Euro 2024”. Eshtë fantastike për kapitenin pasi nuk ka luajtur në vitin 2016. Për të është një nder i madh që është kapiten këtu.

Sa i përket formacionit u shpreh se është pothuajse i gatshëm.

E di që do të jetë e vështirë kundër kundërshtarëve tanë. Do të shkojmë për të luftuar për çdo pikë. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë përballë Italisë. 11-shi startues është i gatshëm. Pas stërvitjes së fundit do të vendosim për dy ose tre emra të tjerë.

Siç u bë e ditur, rreth 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë sot në stadium.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64297 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE