Bashkëshorti surprizon Françeska Muratin: “Nuk do të tradhëtoj as me Dorinën“
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Bashkëshorti surprizon Françeska Muratin: “Nuk do të tradhëtoj as me Dorinën“](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//bashkeshorti-surprizon-franceska-muratin-nuk-do-te-tradhetoj-as-me-dorinen.jpeg)
Ndër batutat më virale të këtij edicioni të fundit të Big Brother ishte kur Françeska Murati tha se ‘nuk ka merak për bashkëshortin, pasi ai ka Dorinën’.
Kjo batutë bëri xhiron e rrjetit, por bashkëshorti i Françeskës, Ergysi i tregoi asaj të kundërtën në ‘S’e luan Topi’.
Teksa e surprizoi me një buqetë të madhe me lule, ai i kishte shkruar asaj një pusullë:
“Më lejo fillimisht të të them sa krenar jam unë dhe Charli për ty. Je nëna dhe bashkëshortja më e mirë në botë. Mezi po pres që Charli të ketë një motër ose një vëlla, më ke bërë viral kohët e fundit por jam i sigurt që nuk do të tradhtoj asnjëherë as me Dorinën. Të dua shumë Ergysi”.