Nga prishja e raporteve me Noizyn deri tek diss-et me Ledri Vulën, Mozzik rrëfehet si asnjëherë më parë!

vovalbania June 16, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Reagimi epik i Mozzik kur fansi i tij shan partnerin e ri të Loredanës (Video)

Pavarësisht se kënga e tyre “boom boom” ka qenë një prej më të pëlqyerave për publikun shqiptar, marrëdhënia e dyshes Mozzik-Ledri u prish, por nuk u kuptua pse.

Madje më vonë në një varg në hitin “Paranormal” të Ledrit artisti thotë: “I like Lori Hoxha and Loredana.N’rreth me m’u sill njizet fustana.“

Për këtë është pyetur dhe Mozzik ku gjatë intervistës së tij në podcastin e Burim Pacollit ka thënë:

“Nëse e sheh të nevojshme personi në fjalë… Ledri është super djalë. Unë e njoh si djalë të mirë. Kam ngrënë, kam pirë me të, e kemi fjetur në një shtëpi. Kam parë një distancë…njerëzit i krijojnë raportet siç duan vetë. Unë nuk kam pasur beef me asnjë reper, ata kanë pasur me mua. Njerëzit që nuk i kanë të gjitha, kapen me ata që i kanë të gjitha”.

Në një pjesë tjetër të intervistës ai u ndal te raporti me Noizyn.

“Bashkëpunimi me Noizyn ka qenë i mrekullueshëm. Për fshirjen e këngës nuk di gjë. Aq sa di ti di dhe unë. Krijohet një raport vetëm prej njërës palë. Secili e ka një arsye, por unë nuk i kuptoj. Kushdo që ka bashkëpunuar me mua e ka numrin tim. Mund të më gjejë në Instagram.

Më kontakto nëse ke diçka me mua, jo të më sulmosh në mediat sociale se nuk e shoh të drejtë. Po bën diçka për të cilën unë nuk di gjë. Më ka ndodhur shpesh që vetëm të shoh veten në Story e mos të di asgjë. Dhe akoma s’di.”, tha ai.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE