Euro 2024, Kontrollet kufitare parandalojnë 900 hyrje të paautorizuara në Gjermani!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Euro 2024, Kontrollet kufitare parandalojnë 900 hyrje të paautorizuara në Gjermani!

Kontrollet e përkohshme të vendosura në të gjithë kufijtë gjermanë për turneun Euro 2024 kanë parandaluar tashmë rreth 900 hyrje të paautorizuara në vend brenda një jave. Shifrën e dha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser.

Fraser i tha tabloidit ”Bild am Sonntag” se 173 urdhërarreste ishin ekzekutuar gjithashtu gjatë asaj periudhe. Gazeta raportoi se 1 400 hyrje të paautorizuara u zbuluan gjatë kontrolleve midis datave 7-13 qershorit dhe rreth 900 njerëz u ndaluan të hynin në vend.

Kjo tregon se masat tona janë efektive. Ne duam të njohim dhe ndalojmë shkelësit e dhunshëm, në veçanti, sa më herët që të jetë e mundur, i tha Faeser gazetës.

Gjatë kampionatit europian të futbollit, i cili filloi të premten e 14 qershorit, 22 mijë oficerë të policisë federale gjermane po vendosen çdo ditë, për të garantuar sigurinë. Sipas Faeserit, ky është “dislokimi më i madh në historinë e policisë federale”.

Ata do të mbrojnë kufijtë tanë, aeroportet dhe trafikun hekurudhor.

Kontrollet e përkohshme do të jenë në të gjithë kufijtë deri më 19 korrik. Një ditë më parë, policia gjermane qëlloi me armë zjarri kundër një personi, i cili kërcënoi oficerët me një sëpatë dhe një mjet zjarrvënës, gjatë paradës së tifozëve në Kampionatin Europian të Futbollit 2024, në Hamburg të Gjermanisë.

Në rrjetin social X, policia njoftoi se nisi një operacion të madh dhe se sulmuesi po mjekohet për plagët. Ngjarja ndodhi në rrethinën St Pauli të Hamburgut, pak para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës që u zhvillua dje në orën 15:00, në stadiumin Volksparkstadion.

Marshimet e tifozëve caktohen para çdo ndeshjeje, ndërsa gjatë kohës së incidentit po mbahej një paradë e tifozëve të Holandës, që nisi në orën 12:30. Gjermania është mikpritëse e edicionit të 17-të të Kampionatit Europian, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria e që të mërkurën e 19 qershorit përballet me Kroacinë në Grupin B. Të shtunën e 15 qershorit, humbi me Italinë kampione aktuale e Europës, me rezultatin 2-1.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64092 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE