Kur do të nisë “Big Brother Vip 4”? Ja çfarë zbulon Ledion Liço!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur do të nisë “Big Brother Vip 4”? Ja çfarë zbulon Ledion Liço!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në Top Arena ka qenë Ledion Liço, i cili ka folur për fëmijërinë, familjen dhe sidomos për Big Brother Vip. E vetëm pak nga përfundimi i edicionit të tretë të gjithë janë kuriozë të dinë se kur do të nisë “BBV4” e një pyetje e tillë nuk mund të mungonte mbrëmjen e djeshme, ku Ledion Liço e kishte një përgjigje:

Ed Manushi: E mbyllim këtë bisedë me pak “Big Brother”. “Big Brother VIP” sapo u mbyll, edicion i jashtëzakonshëm

Ledion Liço: Pyetja më e shpeshtë që më kanë bërë miq apo të njohur, apo njerëz të zakonshëm që i takoj në rrugë është ‘a u çlodhe?’. E në fakt i shoh pak i habitur me idenë që ‘a u çlodhe?!’, nuk është se isha duke hapur një hekurudhë të re. Për mua nuk ka qenë në asnjë moment punë e lodhshme, ishte një punë që të konsumonte kohën, ti nuk kishe kohë për gjëra të tjera pavarësisht se sa energjik ishe. Për mua ka qenë një nga përvojat më argëtuese të jetës sime dhe mezi pres t’a bëj prapë. Kjo është pak por e sigurt.

Ed Manushi: Kur do të fillojë?

Ledion Liço: Do presim dhe pak. Por nuk është aq vonë sa mendoni sikurse nuk është aq herët sa mendoni. Pritja e duhur, të nxiheni pak.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE