Ndryshimi midis kirurgjisë plastike në Shqipëri dhe jashtë vendit, sipas Dr.Panajot Papa!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshimi midis kirurgjisë plastike në Shqipëri dhe jashtë vendit, sipas Dr.Panajot Papa!

“Vitality Vibes” është një emision që ka për qëllim informacionin mjekësor për dëgjuesit në lidhje me simptomat e para të disa sëmundjeve dhe kurimin e tyre. Mënyra e rrëfimit të pacientëve sesi nisin simptomat e para në formën e rrëfimeve, vizitat tek mjeku, rrëfimet e mjekëve për dyshimet e tyre në lidhje me diagnozën e saktë, vendosja e saktë e diagnozës dhe fillimi i kurimit. Bashkëpunim me mjekë të njohur dhe personazhe të njohur të cilët kanë pasur eksperienca sëmundjesh. Ky emision ka si synim informimin e publikut mbi të rejat në fushën e mjekësisë, kërkimet, teknologjitë e reja dhe gjithçka tjetër.

I ftuar në episodin e kësaj radhe me Ilvi Begollin ka qenë Dr.Panajot Papa. Ai është Doktor i Kirurigjisë Plastike Rikonstruktive dhe Estetike. Papa foli për tendencat e operacioneve plastike në Shqipëri dhe jo vetëm. Zmadhimi i buzëve është një nga ndërhyrjet më të kërkuara, por sipas tij edhe mezoterapia është një trend që po përhapet gjerësisht.

Jeta e tij së fundmi është ndarë mes Shqipërisë, Italisë, Anglisë, Suedisë dhe Zvicrës, ku edhe atje ai i është përkushtuar kirurgjisë plastike dhe mjekësisë estetike. Si është për të ushtrimi i këtij profesioni midis sy shteteve dhe a ka ndonjë ndryshim mes tyre?

Atëherë ndryshojnë nga vendi në vend le të themi. Nëse marrim të parën Zvicrën, në Zvicër kirurgjia plastike është mjaft e kërkuar. Çmimet janë relativisht të larta, qoftë edhe sallat e operacionit. Edhe një nga gjërat më të rëndësishme në Zvicër është kërkesa e lartë për çfarëdo lloj operacioni, për çfarëdo lloj kantoni që ti do të shkosh të ushtrosh. Pavarësisht licencës që ke, duhet të marrësh një leje nga një zyrë dhe ata ta autorizojnë që ti ta ushtrosh. Që këtu fillon një kontroll shumë i lartë dhe shumë i ashpër që ti të ushtrosh profesionin e kirurgut plastik, por edhe për çdo specializim. Besoj se Zvicra për këtë lloj kontrolli që të japë maksimumin me pacientët dhe mund të themi që është një nga vendet që edhe operacionet e ndryshme të kirurgjisë estetike, por edhe të kirurgjisë rindërtuese le të themi e gjirit apo tumoreve, janë të përfshira nga një sistem shëndetësor që bazohet në siguracionet dhe normalisht që shtetasit zvicerianë e kanë një siguracion privat, e cila mund t’i përfshijë jo vetëm gjërat parësore, por mund të përfshijë edhe pjesën estetike.

Po përsa i përket Italisë?

Italia siç e njohim ka edhe ajo kontrollet. Është një vend shumë afër dhe normalisht kemi një lidhje shumë të afërt, por në këtë moment mund të themi që shumë italianë merren me mjekësinë estetike të themi atë që është. Është një subspecializim, por në vetvete nuk është e njohur mjekësia estetike si specializim i mjekësisë. Dy specialistët që mund të ushtrojnë këtë lloj profesioni janë ose kirurgët estetikë, që kanë bërë një specializim 5 ose 6 vjeçar, ose dermatologu që mund të merret me pjesën estetike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE