Shqipëria në Europianin e Notit/ Marrin pjesë 8 atletë, synohet olimpiada e Parisit!

vovalbania June 17, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria në Europianin e Notit/ Marrin pjesë 8 atletë, synohet olimpiada e Parisit!

Lojërat olimpike janë synimi i çdo sportisti, teksa diçka të tillë synon të arrijë dhe kombëtarja shqiptare në not.

Aktualisht kuqezinjtë po marrin pjesë në europianin e notit që zhvillohet në Beograd, ku marrin pjesë 8 garues.

4 sportistë janë në garën për femra dhe 4 në garën për meshkuj, ndërsa ekipi drejtohet nga dy trajnerët Arian Fetishaj e Eduart Cane.

Kompeticioni është i një rëndësie të veçantë për faktin se 2 prej përfaqësuesve tanë do të sigurojnë biletën për në lojërat olimpike, të cilat nisin më 26 korrik dhe përfundojnë në 11 gusht, e mbahen në Paris.

Gresi Koxhaku u rendit i katërti në garën 50m stili flutur, ndërsa ishte shumë pranë vendit të tretë të cilin e mori rumuni Gergeli, ndërsa në vendi i parë i takon hungarezit Kos.

Kujtojmë se Koxhaku është një prej favoritëve për të marrë pjesë në lojërat olimpike, ndërsa përfaqësues do të ketë dhe nga ekipi i vajzave.

Në garë ishin dhe 3 garuesit e tjerë kuqezi, Dermishi, Xhemollari e Qarri, që dhanë maksimumin e tyre. Kampionati europian i notit është duke u zhvilluar në Beograd dhe mbyllet më 23 qershor.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64693 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE