Mozzik i ka dhënë fund beqarisë me vajzën e politikanit shqiptar? Reperi zbulon të vërtetën
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Mozzik i ka dhënë fund beqarisë me vajzën e politikanit shqiptar? Reperi zbulon të vërtetën](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//mozzik-i-ka-dhene-fund-beqarise-me-vajzen-e-politikanit-shqiptar-reperi-zbulon-te-verteten.jpeg)
Reperi i njohur Mozzik kohët e fundit ka rrëmbyer vëmendjen e medias rozë, për shkak të zërave se është fejuar me Lotina Hazirin, vajzën e deputetit kosovar, Lutfi Haziri.
Aludimet e fansave që reperi i ka dhënë fund beqarisë nisën pasi ai kishte vendosur një unazë në gishtin e fejesë, të njëjtë me atë të vajzës së politikanit.
Së fundmi Mozzik ka qenë i ftuar në emisionin “Nacionale”, ku ndër të tjera ka zbuluar detaje të reja nga jeta personale.
“A je fejuar?”– ishte një ndër pyetjet që iu drejtua reperit, ndërsa ai tha: “Jo kjo unaza është një “ring promise” është shumë e ngjashme me atë të fejesës që është te ne. Nuk jam fejuar.”
E teksa reperi së bashku me Lotinën shijuan pushimet së bashku në Afrikë, gazetari e pyeti Mozzikun: “A je në lidhje me Lotina Hazirin?”
Megjithatë reperi nga Kosova u përpoq që të anashkalonte pyetjen duke thënë që nuk është fejuar.
Kujtojmë që ishte Lotina ajo që postoi disa foto me reperin nga pushimet e tyre në Afrikë, ndërsa menjëherë në rrjet qarkulluan zëra se dyshja janë në një lidhje së bashku.