Meri bën parashikimin për lidhjen e Jori Dellit me Fred De Palma! Ja ç’thotë ajo
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Meri bën parashikimin për lidhjen e Jori Dellit me Fred De Palma! Ja ç’thotë ajo](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/06//meri-ben-parashikimin-per-lidhjen-e-jori-dellit-me-fred-de-palma-ja-cthote-ajo.jpg)
Në episodin më të fundit të “Top Arena”, prezantuesja Jori Delli u surprizua me një video mesazh live nga i dashuri i saj, reperi i njohur italian Fred De Palma.
Për të shtuar surprizën, në emision ishte e ftuar astrologja dhe ish-konkurrentja e “Big Brother VIP 3”, Meri Shehu. E njohur për parashikimet e saj tërheqëse, Shehu dha një parashikim astrologjik për De Palmën, i cili është një Akrep.
Gjatë emisionit, Shehu vërejti me humor tiparet e Akrepit, duke theksuar: “Janë shumë ambicioz, bëjnë shumë fëmijë dhe shumë lekë. A ka lekë i dashuri jot? De Palma këtë muaj do bësh shumë pra.”
Fred De Palma, i njohur për hite si “Una volta ancora” dhe “Paloma”, ka parë sukses të konsiderueshëm në industrinë e muzikës.