Shqipëria mirëpriti për herë të parë kupën botërore të tenisit, Albi Sulo zbulon detajet dhe vjen me disa këshilla për të rinjtë…

vovalbania June 18, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria mirëpriti për herë të parë kupën botërore të tenisit, Albi Sulo zbulon detajet dhe vjen me disa këshilla për të rinjtë…

Në “Live From Tirana” është folur mbi Kupën Botërore të Tenisit që ka përfunduar këtë të diel dhe që është organizuar për herë të parë në Shqipëri. I ftuar në studio ka qenë një nga organizatorët e këtij eventi, Albi Sulo. Ja çfarë thotë ai për rëndësinë e kësaj…

Sa shtete morën pjesë dhe si u rendit Shqipëria?

Ky ka qenë një event shumë i madh për Shqipërinë, që nevojiteshin disa kritere që më parë nuk i kemi pasur. Më në fund Shqipëria pati mundësinë të realizojë Kupën Botërore të Tenisit për herë të parë. Kupa Davis është si Kampionati Europian i Futbollit, kështu është dhe i tenisit. Kemi 5 grupe dhe Shqipëria ishte në grupin e katërt. Ne kemi aplikuar pas një rishikimi nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit dhe u përzgjodhëm si vendi organizator. Ishin 7 shtete në grupin ku ishim dhe një ndër ta ishte dhe kombëtarja jonë. Shqipëria që e ka pasur këtë sport si të panjohur dikur, zuri vendin e pestë.

A ka një moshë të caktuar për fëmijët që të fillojnë këtë sport?

Ka disa referenca ku mund të bazohemi, sepse varet dhe nga zhvillimi i fëmijëve. Kur një fëmijë është 4-5 vjeç nuk është në gjendje të mbajë raketën. Por duke pasur një raketë më të vogël dhe topa më të vegjël, duke i mësuar disa levizje bazë, ai është në gjendje që të mësojë. Më pas kur të arrijnë një moshë më të madhe, janë në gjendje t’i praktikojnë këto ushtrime bazë.

Po për të rriturit që duan të merren me tenis, çfarë mund t’u thuash?

Ka një sërë studimesh që aktiviteti fizik sjell shumë benefite në trupin e njeriut. Sporti është ai që vë në lëvizje të gjithë sistemin tonë. Tenisi ka lëvizje më të shpejta dhe ushtrim force, përfshin shumë elementë që sjell një reset të shumë hormoneve në trup dhe kështu fillojnë e funksionojnë më mirë organet. Për këtë arsye sipas një studimi, lojtarët e tenisit janë më të shëndetshëm. Nëse je shumë ankthioz dhe nuk je në gjendje të menaxhosh nervozizmin, është shumë e vështirë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE