Tirana mëson kundërshtarët e raundit të dytë, sfidon një skuadër qipriote!
vovalbania
June 19, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Tirana mësoi të martën kundërshtarin e turit të parë kualifikues në UEFA Conference League, me bardheblutë që “peshkuan” gjeorgjianët e Torpedo Kutaisi. Bardheblutë do ta luajnë ndeshjen e parë në transfertë më datë 11 korrik ndërsa sfida e kthimit do të zhvillohet më datë 18 korrik në Air Albania.
Sakaq, kryeqytetasit kanë mësuar edhe kundërshtarin për raundin e dytë, gjithnjë nëse kalojnë gjeorgjianët e Torpedo Kutaisit.
Kështu, bardheblutë nëse ia dalin me sukses në raundin e dytë do të përballen me qipriotët e Omonias. Sfida e parë është parashikuar të luhet më datë 25 korrik në Qipro ndërsa ajo e kthimit në Tiranë është parashikuar të zhvillohet më datë 1 gusht.