Fermerët polakë gjejnë mënyrën ‘origjinale’ për të ndaluar emigrantët ilegalë që vijnë nga Bjellorusia!
Fermerët polakë duket se kanë vendosur të marrin situatën në dorë për të ndaluar fluksin e emigrantëve ilegalë që hyjnë në vend, duke shpërndarë bajga derri në kufi.
Ata supozojnë se shumica e ilegalëve ‘janë muslimanë’ të cilët nuk do t’i afrohen jashtëqitjeve të derrit.
Presidenti bjellorus Aleksandr Lukashenko, ‘e ka kthyer emigracionin në një armë’ kundër bllokut evropian, thotë BE, e cila e ka sanksionuar atë pas rizgjedhjes së kontestuar në 2020.
Opozita e akuzon atë për falsifikim të zgjedhjeve dhe mijëra njerëz kanë dalë në rrugë për të protestuar.
BE thotë se në tentativë për të diskredituar bllokun, Bjellorusia po ndihmon emigrantët e saj të kalojnë ilegalisht kufirin drejt Polonisë, Lituanisë e Letonisë.
Emigrantët fatkeqë janë kryesisht nga Afganistani, Lindja e Mesme apo vendet e Afrikës.
Fermerët polakë kanë vendosur të veprojnë vetë kundër emigrantëve që kalojnë kufirin pasi neglizhenca e qeverisë për të vepruar, i ka lënë të zhgënjyer.
Disa pamje video të postuara në rrjetet sociale tregonin fermerët që shpërndajnë me traktorë bajga derri përgjatë linjës së kufirit Poloni-Bjellorusi.
“Ne po tregojmë solidaritet me forcat e mbrojtjes së kufirit, si dhe t’i tregojnë atyre në pushtet se jemi në gjendje të mbrojmë territorin tonë”, tha një fermer i intervistuar.
Ndërsa një tjetër shtonte: “Çdo gjë po e bëjmë sipas ligjit. Shpresojnë që plehu i derrit të ndalojë emigrantët të kalojnë këtë pjesë, prej besimit të tyre fetar”, shkruan rrjeti britanik Express.