Së shpejti në HBO një seri që tregon ngjarjet 100 vjet para “Game of Thrones”!
Seriali “Game of Thrones” mund të ketë përfunduar pesë vjet më parë, por jo ngjarjet të cilat pasqyrohen në librat e George R. R Martin. Menjëherë pas premierës së sezonit të dytë të “House of the Dragon”, HBO njoftoi se një seri tjetër e lidhur me “Game of Thrones” është duke u zhvilluar.
Siç ka njoftuar HBO, xhirimet për serinë “A Knight of the Seven Kingdoms” tashmë kanë filluar në Belfast në Irlandën e Veriut. Ajo se çfarë është me të vërtetë emocionuese është se kjo seri do të tregojë ngjarjet e 100 vjet përpara atyre që kemi parë në “Game of Thrones”.
Set a century before #GameOfThrones, the new @HBO Original drama series, A Knight of the Seven Kingdoms, is now in production. Coming soon to @StreamOnMax. pic.twitter.com/CS7tX7iND2
— Game of Thrones (@GameOfThrones) June 18, 2024
Seriali do të adaptojë novelën e George R. R Martin “The Hedge Knight” dhe do të tregojë historinë e dy heronjve në Westeros në një epokë kur familja Targaryan ende kishte pushtetin e Fronit të Hekurt. “A Knight of the Seven Kingdoms” do të publikohet në vitin 2025 por një datë zyrtare ende nuk është bërë e ditur.
Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Pjesa më e madhe e xhirimeve të serialit “Game of Thrones” u zhvillua në Irlandën e Veriut, ku gardhe të errëta, tuneli i harkuar i pemëve të ahut pranë Armoy, u bë një atraksion popullor turistik në sezonin e dytë të tij. Mirëpo, tani do të shkatërrohen pemët në bulevardin ku është filmuar seriali. Sipas EPA, Departamenti për Infrastrukturën (DfI) konfirmoi për BBC News se punimet e nevojshme të sigurisë së pemëve do të fillojnë në vendin e Bregagh Road javën e ardhshme.
Sipas raportit, shumica e pemëve janë në gjendje të keqe. Në fakt, 11 pemë në itinerar mund të përbëjnë një rrezik potencial për kalimtarët. Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ditët e ardhshme do të nisë puna për heqjen dhe restaurimin e tokës në pronësi private. Pemët u mbollën përgjatë rrugës që të çon në Gracehill House, e cila ishte një rezidencë mbretërore e ndërtuar në 1775. Nga gjithsej 150, kanë mbetur 86 pemë ahu, pasi disa u shkatërruan nga stuhitë.