Ukrainë, infrastruktura energjetike shënjestra e sulmeve ruse!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukrainë, infrastruktura energjetike shënjestra e sulmeve ruse!

Gjatë natës, Rusia sulmoi Ukrainën me raketa dhe dronë, duke dëmtuar infrastrukturën energjitike në katër rajone ukrainase. Lajmin e dha kompania kombëtare e energjisë, Ukrenerho. Po ashtu, burime pranë saj bënë të ditur se si pasojë e bombardimeve u plagosën tre punonjës.

Disa objekte energjetike ukrainase janë goditur në një sulm të rëndë ajror rus ndërsa dronët ukrainas shënjestruan depot e karburantit në Rusi. Ka dëme në rajonet Vinnytsia, Dnipropetrovsk, Donetsk dhe Kiev. Shkalla e saktë e tyre ende po hetohet.

Dëmi në rajonin Vinnytsia të Ukrainës u shkaktua nga pjesët e një droni luftarak rus të rrëzuar, tha në Telegram guvernatori rajonal Serhiy Borsov.

Sipas administratës rajonale, një linjë elektrike dhe një impiant industrial i paspecifikuar u goditën në rajonin e Kievit. Shpërthime u raportuan gjatë natës nga qyteti Dnipro dhe rajoni i Zaporizhias. Referuar forcave ajrore ukrainase, Rusia përdori katër raketa lundrimi, dy raketa të drejtuara dhe 27 dronë luftarakë në sulmin e kombinuar.

Të gjithë dronët dhe pesë nga raketat e tjera u kapën, sipas komandantit Mykola Oleshchuk.

Tre raketa balistike Iskander-M nuk mund të kapeshin, sipas ushtrisë ukrainase. Raketat Iskander, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 500 kilometra, kapen rrallë.

Ndërkohë, sulmet me dronë ukrainas shkaktuan zjarre në dy depo karburanti gjatë natës, siç theksuan autoritetet ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin po synon të forcojë lidhjet me partnerin e vjetër, Vietnamin, gjatë vizitës shtetërore të nisur sot. Kjo vizitë zhvillohet në kohën kur Moska po përballet me izolim ndërkombëtar për shkak të veprimeve ushtarake në Ukrainë prej mbi dy vitesh tashmë.

Presidenti Putin u prit me ceremoni shtetërore në shtetin e Azisë juglindore. Në Vietnam, shefi i Kremlinit shkoi nga Koreja e Veriut, ku me liderin komunist Kim Jong Un, nënshkroi një marrëveshje. Pheniani dhe Moska u zotuan se do të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast lufte.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65799 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE