Vdekjet nga të nxehtit janë rritur në Evropë që nga viti 2013/Studim!

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vdekjet nga të nxehtit janë rritur në Evropë që nga viti 2013/Studim!

Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së i cilësoi 12 muajt e fundit si periudhën më të ngrohtë që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në 1940. Duke folur për këtë raport sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterrez u shpreh se kemi nevojë urgjente për daljen nga autostrada drejt ferrit klimatik. Vala e fundit e të nxehtit me origjinë afrikane që ka përfshirë vendin tonë pritet që ta ngrejë zhivën e termometrit këtë javë deri në 43 gradë Celcius.

Ndërkaq, që nga viti 2013, ka pasur një rritje të vdekjeve të lidhura me nxehtësinë në Evropë, me 17 vdekje më shumë për 100,000 njerëz në vit krahasuar me nëntë vitet e mëparshme. Ky është vlerësimi i hulumtimit të publikuar në revistën Lancet Public Health dhe i bazuar në rishikimin e një numri të madh studimesh, me të dhëna për vdekshmërinë dhe temperaturat nga viti 2013 deri në vitin 2022.

Të dhënat tregojnë se rritja e vdekjeve nga nxehtësia ishte më e madhe te gratë sesa te meshkujt. Për më tepër, hulumtimi nxjerr në pah një problem tjetër të rritjes së temperaturave mesatare; përhapjen në Evropë të parazitëve dhe insekteve vektorë të viruseve dhe patogjenëve të tjerë. Duke identifikuar 42 tregues të ndikimit të ndryshimeve klimatike në shëndetin e njeriut, studimi tregon se ndërsa temperaturat janë rritur vit pas viti, numri i orëve të ditës të rrezikshme për aktivitetin fizik është rritur.

Me siguri që edhe juve ju duket sikur po djersini më shumë në palestër apo gjatë stërvitjes në natyrë, por a ka realisht ndikim i nxehti i verës me djegien e kalorive gjatë këtij sezoni? Trupi ynë punon shumë për të mbajtur një temperaturë të brendshme të qëndrueshme prej rreth 37 gradë celsius. Ky është një proces fiziologjik i quajtur termorregullim. Nëse trupi ndjen se temperatura e tij e brendshme po rritet, gjëndrat e djersës aktivizohen për të djersitur dhe për ta mbajtur trupin të freskët. Pavarësisht se sa i nxehtë apo i/e djersitur ndiheni, trupi bën një punë të mirë për të qëndruar freskët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65098 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE