Richard Nephew në Tiranë, ambasada: Riafirmim i mbështetjes amerikane për Reformën në Drejtësi!
Koordinatori amerikan kundër Korrupsionit Global, Richard Nephew nisi vizitën e tij në Shqipëri. I Ngarkuari me Punë i Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner njoftoi në rrjetet sociale për vizitën e Richard Nephew, Koordinator i Departamentit të Shtetit të SHBA për Anti-Korrupsionin Global.
Nephew po viziton Shqipërinë për të riafirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për reformën në drejtësi, përpjekjet kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen, u shpreh Wisner. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, ai do të takohet me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile shqiptare, si dhe me zyrtarë publikë.
Më herët, Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Nephew do të diskutojë për punën që po bëhet në luftën kundër korrupsionit dhe fushat për bashkëpunim të mëtejshëm në përpjekjet kundër korrupsionit.