“Meritonim ta fitonim ndeshjen…”/ Armando Sadiku: Nuk e prisja që Kroacia të ishte kaq dobët!
Përfundon 2-2 Kroaci-Shqipëri. Qazim Laçi solli avantazhin kuqezi në minutën e 11’, ndërkohë që kroatët përmbysën rezultatin brenda dy minutave. Andrej Kramaric barazoi takimin në minutën e 74’, teksa më pas erdhi autogoli i Klaus Gjasulës.
Pikërisht Gjasula, barazoi takimin në minutën e pestë shtesë, duke i dhuruar pikën e parë kombëtares shqiptare në grupin B të Euro 2024, në një ndeshje drithëruese dhe plot emocione në ”Euro 2024″! Në lidhje me këtë përballje foli edhe sulmuesi, Armando Sadiku, i cili shënoi golin e parë për kuqezinjtë në Europianin e 2016.
E nisën shumë mirë ndeshjen, jo si me Italinë që e nisën dhe e shënojnë golin dhe pastaj ishin në heshtje pothuajse gjatë gjithë pjesës së parë. E nisën pjesë e parë shumë fort dhe me gjithë shpirt çunat kanë luajtur shumë mirë pjesën e parë. Mund të kishim realizuar edhe golin e dytë, që do të ishte vendimtar për ne, po nganjëherë fati nuk ishte me ne. Por më fund arritën të barazonim. Për mendimin tim kemi merituar ta fitonim ndeshjen, sepse luajtëm një pjesë të parë shumë të mirë, perfekt do thoja.
Edhe Berat Gjimshiti e tha në një intervistë që nuk duhet të jemi vetëm çuna të bukur, duhet të luajmë edhe pak ‘futboll të pisët’. Kur jemi në avantazh duhet të vonojmë sa më shumë lojën, të luajmë me nervat e kundërshtarit. Kjo na ka munguar në të dyja ndeshjet, vonimi pak i lojës, duke e çorientuar kundërshtarin. Duhet të kishin përfituar nga dobësia e Kroacisë. Unë personalisht nuk e prisja që Kroacia të ishin kaq dobët, nuk ishte dobët sepse ne u vendosëm shumë mirë në fushën e lojës. Mendoja se ata mund të ishin më shumë agresivë, të krijonin më shumë raste. Ishin me të vërtet dobët. Ne duhet të kishim fituar këtë ndeshje duhet të kishim përfituar nga dobësia që tregoi Kroacia.