Kristi Gongo flet për “Punë pa teka”: Kam xhiruar në 20 profesione jo të lehta…

vovalbania June 20, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kristi Gongo flet për “Punë pa teka”: Kam xhiruar në 20 profesione jo të lehta…

Kristi Gongo ishte e ftuar sot në “S’e Kam me Ty” për të folur për emisionin e vecantë të saj “Punë pa teka”, hapat e parë në karrierë, e shumë të tjera.

Unë vetë e kam nisur nga një pervojë e tillë nga një punë e zakonshme, në shërbim, kur kam qenë studente. Duke vazhduar karrierën televizive si gazetare terreni, në gazetë, kam prekur në terren histori të ndryshme të punonjësve, vështirësitë që hasin, por edhe frymëzim prej tyre, pse jo thashe të jem e unë pjesë e një emisioni me ndjeshmëri reale. Është tjetër gjë kur e provon vetë. Ne kërkojmë të kemi atë që nuk kemi, atë që ka tjetri. Por kur prek atë që ka tjetri, që ndoshta është në një punë të nënvlerësuar dhe shikon atë energji te njerëz që kanë shumë më shumë gjëra…

Kristi e përshkruan këtë emision, si shumë të nevojshëm pikërisht për fazën në të cilën jemi globalisht.

Më kanë ngelur shumë personazhe në mendje, ka hyrë në brendësinë time. Janë 20 episode të xhiruara, në 20 profesione jo të lehta. Beosj ka nisur nga vetja, nga ajo që kam bërë dhe kam përjetuar dikur, si më ka kalitur durimin dhe sa e nevojshme ka qenë në këtë periudhë. Kudo në botë është një krizë globale që ndihet nevoja për stafin…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64376 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE