Kursi për licencën UEFA A, diplomohen 36 trajnerë të rinj!
Ka përfunduar me sukses një tjetër edicion i kursit UEFA A, i 21-të që organizohet nga FSHF në vendin tonë.
Kursi për licencën e trajnerit UEFA A nisi në datën 15 janar të këtij viti dhe u zhvillua i ndarë në 6 periudha. Në përfundim u diplomuan 36 trajnerë të rinj.
Kursi u udhëhoq nga specialistët e sektorit të edukimit në FSHF. Në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” u organizua edhe ceremonia e diplomimit për trajnerët e rinj.
Në këtë kurs morën pjesë emra të njohur të futbollit shqiptar si: Elis Bakaj, Ditmar Bicaj, Kushtrim Lushtaku dhe Andi Ribaj.
Por edhe disa trajnere vajza, si Rabie Tota dhe Blerta Kaçiu. Gjithashtu edhe futbollistja e ekipit Kombëtar, Luçie Gjini.
Kursi për licencimin e trajnerëve për nivelin A është mjaft i rëndësishëm, pasi është një licencë që e zotërojnë të gjithë zëvendës-trajnerët e Kategorisë Superiore.
Licencë e detyrueshme për të gjithë trajnerët e ekipeve të para dhe skuadrave U21, U19. E kështu me radhë në futbollin profesionist.