Kanguri sulmon vajzën 2-vjeçare në oborrin e banesës/VIDEO!

vovalbania June 22, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kanguri sulmon vajzën 2-vjeçare në oborrin e banesës/VIDEO!

Babai i një vajze 2-vjeçare, e cila u sulmua nga një kangur në shtëpinë e familjes në Uellsin e Ri Jugor, po cilësohet si hero në Australi. Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë, shihet kanguri teksa sulmon fëmijën duke luajtur në kopshtin e shtëpisë dhe duke e hedhur në tokë.

“Kanguri mashkull sulmoi fëmijën tonë. Fatmirësisht edhe fëmija kishte veshur rroba të trasha dhe ishim afër”-tha nëna e vajzës. Siç shihet edhe në video, babai i fëmijës kur ka parë sulmin ka arritur ta largojë kangurin. Sipas mediave lokale australiane, fëmija nuk është lënduar rëndë nga ky sulm i frikshëm.

Ndërkaq, miliona kangurë të Australisë mund të ngordhin nëse rritja e popullsisë së tyre nuk kontrollohet, kjo sipas një paralajmërimi të ekspertëve të kafshëve të egra dhe grupeve mjedisore, disa prej të cilëve kanë bërë thirrje për një vrasje masive të marsupialëve. Një simbol i Australisë, kangurët janë një problem i madh mjedisor për vendin për shkak të riprodhimit të tyre të shpejtë. Numri i tyre mund të arrijë në dhjetëra miliona. Ekologia Kathryn Mosby tha për AFP se:

Gjatë thatësirës së fundit, ne vlerësuam se 80% deri në 90% e kangurëve po ngordhnin në zona të caktuara. Ata shkojnë në tualete publike dhe hanë letër higjienike. Ose shtrihen në rrugë, ndërsa të rinjtë e tyre përpiqen të ushqehen.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64002 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE