Netflix do të ndalojë së punuari në këto modele të televizorit!
Që nga 24 korriku, Netflix do të ndalojë ofrimin e mbështetjes për më shumë se 40 modele televizive që janë prodhuar në vitin 2014. Lëvizja vjen pas masave të mëparshme të marra nga Netflix, të cilat përfshinin përfundimin e mbështetjes për aplikacionin në pajisjet televizive në vitet 2011 dhe 2013.
Qëllimi është të rris performancën dhe ta drejtojë platformën drejt pajisjeve më moderne. Kompania thotë se lëvizja është e nevojshme për të përmirësuar përvojën e përdoruesit, si dhe për t’u fokusuar në veçori më të avancuara teknologjike. Ndër televizorët e prekur nga ky vendim janë disa modele të televizorëve LCD Sony Bravia.
Netflix nuk do të funksionojë më në TV nga seritë e mëposhtme:
Seria X83
Seria S9
Seria W5
Seria W6
Seria W7
Seria W70
Seria X80
Seria W85
Seria W95
Seria X85
Seria X9
Seria X95
Pronarët e këtyre televizorëve mund të kalojnë në disa zgjidhje alternative, të cilat do t’i lejojnë ata të kenë qasje në platformë pa pasur nevojë të blejnë një televizor të ri. Është e mundur të përdoren USB të jashtëm, si Amazon Fire Stick, Google Chromecast ose Roku. Këto pajisje lejojnë transmetimin e video-përmbajtjes përmes portës HDMI. Një zgjidhje tjetër është transmetimi i drejtpërdrejtë nga një pajisje celulare nëpërmjet një rrjeti Wi-Fi, duke përdorur një funksion të tillë si “screen mirror”.
Netflix njoftoi pak ditë më parë se po vjen me një ndryshim të madh. Bëhet fjalë për një aplikacion për pajisje televizive. Netflix njoftoi se po hyjnë në ndryshime të mëdha, duke thënë se ato do të jenë “më të mëdhatë në dekadën e fundit”. Një nga drejtorët, Pat Fleming, tha se përdoruesit po bënin “gjimnastikë për sytë” dhe se kjo do të duhej të ndryshonte.
“Ne donim të thjeshtonim gjithçka”-shpjegoi Fleming, duke theksuar se në të ardhmen për abonentët e Netflix, të cilët numërojnë rreth 270 milionë, puna për të gjetur përmbajtje tërheqëse duhet të jetë më e shpejtë dhe më e lehtë. Kompania filloi testimin e pamjes së re dhe me kalimin e kohës dizajni i ri duhet të jetë i disponueshëm për gjithnjë e më shumë njerëz. Reagimet, kritikat dhe lavdërimet për dizajnin e ri gjithashtu do të monitorohen në mënyrë që ndryshimet e mëvonshme të jenë të mundshme.