Lotina Harizi poston për herë të parë momentin e bukur me Mozzik!
vovalbania
June 22, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Nëse është një reper i showbiz-it që di vetëm të surprizojë ai është padyshim Mozzik. Çdo këngë e tij pëlqehet shumë nga publiku dhe arrin që brenda pak ditësh të ketë një impakt të madh tek publiku e të dëgjohet kudo.
Tashmë Mozzik e ka lënë pas të shkuarën dhe ndarjen nga Loredana, pasi reperi është në një romancë të re. Përmes disa postimeve duket se Mozzik është në një lidhje me vajzën e deputetit Lutfi Haziri, Lotina Haziri.
Edhe pse tashmë dihet se ata janë çift, nuk ka pasur një postim të mirëfillt të tyre me njëri-tjetrin e këtë sapo e ka bërë të mundur Lotina. Bukuroshja ka publikuar një video teksa shihet në makinë duke bërë make-up dhe në timon ndodhet Mozzik me në sfond një nga këngët e tij.