Suksesi ë djathtës ekstreme në Francë, Scholz i shqetësuar!

vovalbania June 23, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Suksesi ë djathtës ekstreme në Francë,  Scholz i shqetësuar!

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se është i “shqetësuar” për mundësinë e fitores së të djathtës ekstreme në Francë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron është mbrapa në listë, sipas sondazheve, kur kanë mbetur më pak se dy javë para rundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme, të shpallura si përgjigje ndaj epërsisë së të djathtës ekstreme ndaj partisë së tij, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

“Shqetësohem për zgjedhjet në Francë”, ka thënë Scholz përgjatë një interviste për transmetuesin publik ARD.

“Shpresoj që partitë që nuk janë [Marine] Le Pen, le të themi kështu, janë të suksesshme në zgjedhje. Mirëpo, i takon popullit francez të marrë vendimin”, ka thënë ai.

Sondazhet tregojnë që aleanca në pushtet e Macronit do të dalë e treta në zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit – ndërsa e dyta në rundin e dytë më 7 korrik – mbrapa Marshit kombëtar të Le Penit dhe aleanca së re të krahut të majtë.
Kjo nënkupton se lideri i Marshit Kombëtar, Jordan Bardella mund të bëhet kryeministri i ri i Francës, ndonëse vetëm 28-vjeçar.

Ai ka thënë se do të marrë këtë pozitë vetëm nëse partia dhe aleatët e tij do të fitojnë shumicën absolute të ulëseve në Parlament.

Partia e të djathtës ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AFD) është rritur, po ashtu, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, ndërsa koalicioni i Scholzit ka shënuar rënie popullariteti

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65823 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE