FOTO/ Pëlqimi i Mozzik për Lotinën paska nisur në 2019, teksa ishte në lidhje me Loredanën?
Rrjeti po zien pasi Mozzik publikoi së fundmi disa foto në InstaStory, ku tregon se me partneren e tij aktuale, Lotinën, ka folur vite më parë— saktësisht në 2019.
Në një tjetër postim, shihet se Mozzik dhe Lotina kanë qenë miq në rrjetin social, Facebook, ndërsa Lotina ka pëlqyer edhe një postim të reperit.
Mirëpo a nuk ishte Mozzik në një lidhje me Loredanën asokohe? Kjo është pyetja që ndjekësit duan t’i japin përgjigje.
Epo, jo— të paktën sipas deklaratave të bëra publike.
Nisur nga data e mesazhit të Mozzik për Lotinën, 13 dhjetor 2019, ai dhe Loredana ishin të ndarë. Nuk dihet konkretisht kur ata janë ndarë, por në 21 nëntor 2019 Mozzik ka konfirmuar për median zvicerane “20 min” ndarjen nga Loredana, duke deklaruar:
“Divorci tani është rrugës. Loredana është nëna e vajzës sime dhe kurrë nuk do të thoja asgjë të keqe për të. Martesa mes nesh thjesht nuk funksionoi më”.
Po ashtu, në dhjetor të 2019 qarkulloi lajme se Loredana kishte një lidhje me reperin gjerman, Bonez Mc.
Mesazhin e dytë Mozzik ia ka shkruar Lotinës në korrik të 2020. As në atë kohë ai nuk ishte ribashkuar me Loredanën. Dyshja u rilidhën në tetor të atij viti. Fotot e tyre bashkë filluan të qarkullonin ne tetor e nëntor, duke u pasuar me një album nga ata. Më pas u ndanë sërish në 2021.
Kështu që, jo! Mozzik nuk ka qenë me Loredanën kur i ka shkruar Lotinës.