Plane për martesë? Lisi Myrtaj zbulon traumën pas “BBV4”!

vovalbania June 24, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plane për martesë? Lisi Myrtaj zbulon traumën pas “BBV4”!

Finalja e emisionit më të përfolur shqiptar momentalisht, “Big Brother VIP 3” dhe rrugëtimit të pesë finalistëve u mbajt me 25 Maj në Top Channel. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje, çmenduri, por mbi të gjitha transparencë. Edicionin e tretë të “Big Brother Vip” fituese u shpall Egla Ceno.

Ish-banori Elvis Myrtaj ose siçnjihet ndryshe Lisi ka qenë i ftuar ditën e djeshme në “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën. Ndër të tjera Lisi ka treguar se preferon që jetën personale ta mbajë private, teksa zbuloi edhe për situatën e vështirë që kishte kaluar pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Ronaldo Sharka: Ndonjë martesë ndonjë gjë në jetën tënde?

Elvis Myrtaj: Vetëm ndarje.

Ronaldo Sharka: Kur u lidhe? Kur u ndave për herë të fundit?

Elvis Myrtaj: Është një gjë, jetën private e kam shumë kështu… por meqë nuk kam folur asnjëherë dhe meqë po më jepet rasti po e them, jetën private e kam të shenjtë, nuk kam qejf të prononcohem. Deri në momentin që do të kem një partnere në krah që do ta çoj te mami e te babi, atëherë mund të ndodhë.

Kam pasur një traumë pasi dola nga “Big Brother VIP”, pasi dola. Unë jam një njeri që jap veten për të tjerët, përfshihem shumë. E vendos veten në vendi e dytë. Erdhi një situatë kur dola nga Big-u, është ajo që je shumë i çuditshëm do të ambientohesh dhe këtë situatë të rëndë më rënduan dhe më shumë personat që i kam vendosur para vetes sime. Jeta vazhdon është e lumtur ka lulet e saj.

Ish-banori Elvis Myrta ka bërë së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e tij në “Instagram”, të cilët i kanë vënë në dukje se nuk e kanë parë me Ledjona Xheladinajn.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65778 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE