Infeksionet nga tualetet publike, gjithçka që duhet të dini!

vovalbania June 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Infeksionet nga tualetet publike, gjithçka që duhet të dini!

Tualetet publike dhe ndenjëset e tualeteve mund të jenë të mbushura me mikrobe. Ndenjësja e tualetit nuk është burimi më i rrezikshëm i sëmundjeve por ka rreziqet e veta. Mikrobet nga materia fekale mund të përhapen lehtësisht mbi ndenjëse si edhe në çdo sipërfaqe tjetër aty pranë kur ju shtypni butoni e shkarkimit të ujit.

Ky veprim mund të transmetojë viruse dhe baktere që mund të shkaktojnë infeksione. Ju mund të thithni mikrobet që shpërndahen në ajër pasi të keni shkarkuar ujin ose duke prekur në sipërfaqet e afërta që mund të jenë kontaminuar me mikrobe.

Ndërsa rreziku që të infektoheni nga prekja e ndenjëses me të pasme dhe kofshë është shumë herë më i ulët. Nëse nuk keni asnjë gërvishtje ose plagë në këto pjesë të trupit, mikrobet nuk mund të hyjnë në trupin tuaj dhe t’ju infektojnë. Megjithatë, ekziston një mundësi e ulët që mund të merrni ndonjë infeksion nga ndenjëset e tualeteve publike prandaj këshillohet të tregoni kujdes.

Nëse dëshironi të shmangni uljen direkte në ndenjësen e tualetit, mbulimi i saj me një pecetë ose qese nëse është e mundur, është zgjedhja juaj më e mirë. Një gjë që nuk duhet të bëni është të qëndroni pezull mbi ndenjëse ndërsa urinoni. Kjo gjë mund të dobësojë muskujt tuaj të legenit me kalimin e kohës. Gjithashtu e bën më të vështirë zbrazjen e plotë të fshikëzës juaj duke rritur rrezikun për probleme ose infeksione të traktit urinar.

Ndenjësja e tualetit në banjat publike ka të ngjarë të strehojë mikrobe. Por në tulate ka edhe pika të tjera plot me mikrobe që ju vënë në rrezik. Dorezat e dyerve të banjës, dorezat e rubinetit dhe shpërndarësit e sapunit janë disa nga vendet e kontaminuara me mikrobe. Në këtë rast, mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është duke larë duart tërësisht pas përdorimit të banjës. Përdorni një pecetë për të mbyllur rubinetin ose për të përdorur dorezën e derës gjatë daljes. Sa më pak gjëra të prekni, aq më mirë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE