Ditëlindja e Capital T, arsyeja e fishekzjarreve të mëdha për të cilat u raportua në media (Video)
vovalbania
March 01, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ditëlindja e Capital T është ndryshe nga shumica e personave të tjerë pasi reperi ka lindur me 29 shkurt, datë e cila bie vetëm njëherë në katër vjet.
Por natyrisht që Trimi nuk ka pritur katër vite dhe ka zgjedhur 28 shkurtin për të festuar ditëlindjen e tij të 30-të.
Reperi i njohur ka festuar në një aheng privat me një numër të kufizuar të të pranishmëve në kryeqytet.
Ditëlindja e Capital T ishte mes tjerash edhe arsyeja e fishekzjarreve pas mesnatës të cilat u raportuan edhe në portale.