Mbështesin luftën në Ukrainë, Spotify fshin faqet dhe këngët e artistëve rusë!

vovalbania June 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbështesin luftën në Ukrainë, Spotify fshin faqet dhe këngët e artistëve rusë!

Platforma e muzikës Spotify së fundmi ka fshirë faqet dhe këngët e disa artistëve rusë, të cilët mbështesin pushtimin e Ukrainës nga Moska. Në mesin e tyre janë edhe Shaman (Yaroslav Dronov), Chicherina, Polina Gagarina, Grigory Leps, Oleg Gazmanov dhe grupi i rokut Lyube, sipas kanalit në Telegram Rodnoy Zvuk.

Bashkimi Evropian vendosi sanksione kundër Gargarinas dhe Shamanit në fillim të kësaj jave. Chicherina, Gazmanov dhe lideri i Lyube, Nikolai Rastorguev, u sanksionuan nga BE-ja në tetor 2022, ndërsa Leps në dhjetor të po atij viti. Spotify, platforma më e madhe për transmetimin e muzikës në botë, i dha fund veprimtarisë së vet në Rusi në prill 2022, për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërkaq, Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Rikujtojmë se së fundmi platforma suedeze e transmetimit të muzikës Spotify po zhvillon një veçori që do t’i lejojë përdoruesit të ‘përziejnë’ këngët drejtpërdrejtë në aplikacion. Ky informacion u raportua nga TechCrunch, i cili iu referua pamjeve të kodit të marra nga eksperti i teknologjisë Chris Messina.

Adhuruesit e muzikës aktualisht përdorin kryesisht softuer të tillë si Adobe Audition ose Ableton Live për ripërzierje dhe mjeti i ri do të mundësonte ‘përzierjen’ brenda Spotify. Pamjet e ekranit tregojnë se mjetet e përzierjes do të jenë të disponueshme si pjesë e nivelit të abonimit premium Music Pro. Një zëdhënës i Spotify tha për TechCrunch se kompania po eksploron vazhdimisht ide për të përmirësuar ofertën e saj për përdoruesit, por nuk do të komentonte mbi spekulimet rreth mjeteve të reja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65037 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE