Duhet t’i dërgonte mesazhe Borës/ Semi komenton lidhjen e Donaldit dhe Trixës: “Ishte pak e shëmtuar”

vovalbania March 02, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Duhet t’i dërgonte mesazhe Borës/ Semi komenton lidhjen e Donaldit dhe Trixës: “Ishte pak e shëmtuar”

Në këtë post BBVIP u komentua edhe lidhja e (ish)çiftit Beatrix – Donald dhe ndër ish-banorët që komentoi këtë pjesë ishte edhe Semi , e cila pyet fillimisht se çfarë do të ndryshonte në marrëdhënie me Donaldin, ajo u shpreh se donte të ishte më e ftohtë me të.

Semi gjithashtu flet edhe për akuzat që i janë bërë që ajo nuk e ka mbështetur Donaldin nga jashtë.

“Këtu do ndalem pak sepse këtu jam komentuar gjatë gjithë kohës, që nuk e kam mbështetur. Pas asaj që ndodhi unë realisht, nuk isha dakord për zgjedhjen e tij që bëri. Nëse vinte puna tek Donaldi si lojtarë unë e kam mbrojtur. Jo duke bërtitur shumë ndoshta, por nuk e kam hedhur poshtë.”- u shpreh Semi.

Ajo në fund dha edhe një mendim në lidhje me romancën që u krijua mes aktorit dhe Beatrix-ës.

“Nuk dua të bëj ndonjë koment të madh. Unë jam pro dashurisë. Mënyrat si i bëri gjërat ishte pak e shëmtuar. Mund të gjente mënyra për të dërguar mesazhe për Borën. Njeriu është i lirë të bëjë ç’të dojë.”- tha Semi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE