Gjendet e ngordhur te Kepi i Rodonit breshka e rrallë!
vovalbania
June 29, 2024
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një breshkë e rrallë u gjet e ngordhur te Kepi i Rodonit. Breshka kurrizlëkurore (Dermochelys coriacea) është më e madhe nga të gjitha llojet.
Mund të dallohet lehtë nga breshkat e tjera të detit pasi kurrizi i saj është i mbuluar me lëkurë.
Kjo është breshka e katërt e këtij lloji që është gjetur në bregdetin shqiptar gjatë 60 viteve të fundit.
Breshka kurrizlëkurore ushqehet më së shumti me kandil deti dhe kjo mund të jetë arsyeja e pranisë së një breshkë të tillë oqeanike në një det relativisht të cekët si Adriatiku.