Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel i lejon fëmijët e tij të qëndrojnë vetëm 1 orë e gjysmë në javë para ekranit!
Peter Thiel, bashkëthemeluesi i PayPal dhe investitori i parë i jashtëm në Facebook, zbuloi se nuk i pëlqen që fëmijët e tij të kalojnë shumë kohë para ekraneve. Ai është pyetur në lidhje me njoftimin e fundit nga kirurgu amerikan, gjenerali Vivek Murthy, se zyra e tij do të kërkonte etiketa në platformat e mediave sociale që të paralajmëronin për rreziqet që ato paraqesin për shëndetin e fëmijëve.
Meta, kompania mëmë e Facebook, po përballet gjithashtu me një padi nga 33 shtete që thotë se Facebook dhe Instagram dëmtojnë shëndetin mendor të të rinjve. Thiel tha se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm një orë e gjysmë para ekranit në javë. Fëmijët e Thiel janë 3 dhe 5 vjeç. Thiel nuk është lideri i parë i teknologjisë që pranon se e kufizon rreptësisht kohën e ekranit të fëmijëve të tyre. CEO i Snapchat, Evan Spiegel tha se ai gjithashtu kufizon kohën që djali i tij 8-vjeç kalon në ekran, në një orë e gjysmë në javë. Edhe shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai ka thënë më parë se të gjithë televizorët në shtëpinë e tij janë të kyçur.
Qipro do të ndalojë përdorimin e telefonave celularë në shkolla. Këtë ka pohuar Ministrja e Arsimit Athina Mihaelidou, duke theksuar se telefonat janë shumë shpërqendrues për nxënësit dhe çojnë në sjellje antisociale. Autoritetet planifikojnë të vendosin ndalimin pasi të diskutohet në parlament. Qiproja do të vendosë një ndalim si disa vende evropiane që e kanë bërë tashmë këtë sipas rekomandimeve të Organizatës së OKB-së për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO). “Është e qartë se përdorimi i celularëve shpërqendron nxënësit në klasë, por në radhë të parë shoqërohet me një rritje të sjelljes antisociale. Nxënësve nuk do t’u ndalohet të sjellin telefona në shkollë, por nuk do të mund t’i ndezin”-sqaroi Athina.