Kurti: Kërkesa për transferimin e të arrestuarve nga Serbia, në frymën e Marrëveshjes Bazike!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa po mbahen në burgjet e Serbisë me pretendimet për krime lufte në Kosovë.
Ai ka shkruar në Facebook se Kosova ka juridiksion të njohur ndërkombëtarisht për trajtimin e vendeve që kryhen brenda territorit të saj, derisa ka shpërndarë kërkesën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që kërkoi transferimin e të arrestuarve në Kosovë.
Kurti ka thënë se nëpërmjet kërkesa për transferim nga Serbia është bërë sipas Marrëveshjes Bazike për Normalizimin e Marrëdhënieve nëpërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore, sipas Marrëveshjes Bazike për Normalizimin e Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të shpallur ligjërisht të obligueshme nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ministrja jonë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është drejtuar ministres së Drejtësisë së Serbisë për transferimin në Republikën e Kosovës të katër të burgosurve shqiptarë në Serbi”, ka shkruar Kurti.