Lëvizte me kallashnikov, arrestohet 29 vjeçari në Delvinë!
Sundimi i ligjit në territor, policia e Sarandës finalizoi operacionin e koduar “Strike 16”. Në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj, uniformat blu ndaluan një 29-vjeçar, pasi mbante armë zjarri kallashnikov në makinë duke goditur kështu një rast të armëmbajtjes pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, siç njoftuan burime zyrtare të policisë.
Sarandë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Strike 16”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje. U kap në flagrancë me armë zjarri kallashnikov me vete, vihet në pranga 29-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 16″.
Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi M.H., 29 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në afërsi të fshatit Bajkaj.
Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, bën të ditur policia.
Në një tjetër zhvillim, një 22-vjeçar nga Shkodra, i identifikuar si Gentian Bajrami u gjet në gjendje të rëndë për jetën mëngjesin e sotëm, në vendin e njohur si “Panorama” në Lezhë, në anë të rrugës. Paraprakisht dyshohet se u rrëzua nga mjediset e një lokali dhe për pasojë mori fraktura të rënda në trup e në kokë. Fillimisht u dërgua në spitalin e Lezhës e më pas drejt atij të Traumës në Tiranë. Policia po vijon punën lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes e rrethanave të plagosjes.
Rreth orës 06:05, salla operative e Policisë së Lezhës u njoftua nga spitali rajonal i Lezhës se në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit është marrë me autoambulancë, i dëmtuar në kokë, shtetasi G.B., 22 vjeç. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 22-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku u gjet i dëmtuar.