Gjesti bujar i Luana Vjollcës për maturanten

vovalbania July 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Gjesti bujar i Luana Vjollcës për maturanten

Luana Vjollca ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram një mesazh që iu dërgua nga një ndjekëse.

Personi në fjalë i ka kërkuar ndihmë për motrën e saj maturante, pasi familja e tyre gjendet në vështirësi ekonomike.

Luana nuk e ka anashkaluar mesazhin si çdo bënte shumica e personazheve të njohur, por “pa e menduar dy herë” ajo i erdhi në ndihmë “maturantes më të bukur në botë”.

“Rastisa ta shoh këtë mesazh, dhe ta mundësoj pa u menduar 2 herë. E di çfarë do të thotë. Zoti ju bekoftë”, shkruan moderatorja si fillim krah mesazhit të ndjekëses.

Më pas ajo vijon: “Për vajza luftarake si ti që mësojnë e nuk i dorëzohen vështirësive të jetës, për motrat e super mamin tend jam pafund krenare. God Bless You. Maturantja më e bukur në botë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64104 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE