Kandidatja e Le Pen tërhiqet nga gara, fotoja e saj me kapelen naziste pushton rrjetin!

vovalbania July 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kandidatja e Le Pen tërhiqet nga gara, fotoja e saj me kapelen naziste pushton rrjetin!

Një kandidate e partisë Tubimi Kombëtar të Marine Le Pen është tërhequr nga gara edhe pse pati një rezultat pozitiv në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative, për zonën elektorale të Calvados. Ludivine Daoudi iu desh të tërhiqte kandidaturën e saj për shkak se në rrjet është bërë virale një foto e saj, ku shfaqet me një kapele naziste.

Largimin e saj nga gara e njoftoi delegati i partisë Philippe Chapron. “Ajo nuk e mohon, ajo e bëri këtë foto disa vite më parë në Saint-Pierre-sur-Dives. Në të vërtetë fotografia ka lënë shije të hidhur. Nuk mund të pranojmë një gjë të tillë”-shpjegon Chapron. Fotografia e Ludivine Daoudi është shpërndarë në rrjetet sociale orët e fundit nga kandidatja e Frontit të Ri Popullor, Emma Fourreau.

🚨Ludivine Daoudi, la candidate du RN sur la 1e circonscription du Calvados, est portée disparue depuis le début de la campagne.

Quand on regarde ses réseaux sociaux, on comprend mieux pourquoi.

Le 7 juillet, pas une seule voix pour ces immondes fascistes. pic.twitter.com/qRL8hwLZwm

— Emma Fourreau (@emma_frr) July 1, 2024

“Më 7 korrik, asnjë votë për këta fashistë të ndyrë”0shkruan ajo në platformën X. Që nga fillimi i fushatës legjislative, disa kandidatë të Tubimit Kombëtar janë tërhequr nga gara për shkak të vërejtjeve raciste ose antisemitike. Kandidati për Morbihan, Joseph Martin u përjashtua para raundit të parë për shkak të një mesazhi antisemitik të publikuar në 2018 në rrjetet sociale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64392 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE