Lufta, Ukraina rrëzon 21 dronë rusë!
Ukraina nën të ditur se ka rrëzuar 21 prej 22 dronëve me të cilët Rusia e sulmoi gjatë natës, siç njoftoi Forca Ajrore ditën e sotme. Në njoftimin zyrtar thuhet:
Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan dronët mbi rajonet e Ukrainës veriore dhe qendrore.
Guvernatori i rajonit verior, Çernihiv u shpreh edhe se njëri prej dronëve goditi një ndërtesë në këtë rajon që drejton, por nuk dha hollësi të tjera. Megjithatë, njoftoi se më shumë se 5 mijë konsumatorë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike dhe kj për shkak të sulmeve ruse mbi infrastrukturën energjetike.
Guvernatori i Dnipropetrovskit raportoi se dy dronë u rrëzuan nga kundërajrorët ukrainas mbi rajonin e tij. Rusia është duke i vazhduar sulmet me raketa dhe me dronë mbi zona të ndryshme ukrainase. Një ditë më parë, të paktën pesë persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën nga një sulm i ushtrisë ruse me dronë dhe raketa në qytetin Dnjepër të Ukrainës.
Pas atij sulmi, Volodymyr Zelensky, presidenti i Ukrainës, i cili i bëri thirrje Perëndimit për ndihmë ajrore.
Vetëm dy gjëra mund ta ndalin këtë terror rus: sistemet moderne të mbrojtjes ajrore dhe armët me rreze të gjata veprimi, shkroi Zelensky në platformën X. Bota mund të mbrojë jetë, për këtë nevojitet vendosmëria e liderëve. Vendosmëria duhet ta bëjë përsëri normë mbrojtjen nga terrori.
Siç edhe dihet, Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 e po vijon luftimet prej më shumë se dy vitesh tashmë. Perëndimi ka ndërmarrë sanksione të ashpra ekonomike kundër shtetit rus, ndërsa Ukrainën është duke e ndihmuar me armatim edhe pse Kievi zyrtar kërkon edhe më tepër.
Muajin e kaluar, Bashkimi Europian ka nisur negociatat për anëtarësimin e Ukrainës në radhët e tij. Ndërkaq, në më shumë se dy vjet luftime, mijëra ukrainas janë vrarë dhe miliona u zhvendosën. Presidenti rus, Vladimir Putin i referohet luftës si “operacion special për çmilitarizimin e Ukrainës”.