Gazetari i njohur shqiptar shkon i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit, tregon çfarë ndodhi më pas

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Të gjitha detajet nga dasma më e përfolur, Armina dhe Shkëlzeni i japin sonte fund beqarisë

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë mbrëmjen e të dielës që lam pas.

Një dasmë madhështore, ku çdo gjë ishte e kuruar në detaje. Çifti kishte zgjedhur që këtë ditë të rëndësishme ta festonin në agroturizëm ne Shijak.

Mirëpo, pjesë e dasmës u bë papritmas edhe moderatori dhe gazetari i njohur, Blendi Salaj.

Ai tregoi për “Wake Up” se si përfundoi padashje në dasmën e Arminës.

“Si e dielë që ishte vendosëm që së bashku me dy miqtë tani dhe fëmijët të shkonim për drekë diku. I takuam dhe vendosëm të shkonim në një Agroturizëm që nuk kishim qenë ndonjëherë. Nuk e dinim ku ishte kështu që hapëm “Google Maps” dhe filluam të ecnim. Kur shohim që hymë në Shijak.Më në fund pas një rruge të gjatë arritëm. Kur shohim disa shenja provizore që lexonin: Dasma e Arminës dhe Shkëlzenit. “Mos”- thashë: “Qenka i mbyllur për eventin!” I morëm në telefon por sigurisht ishin mbyllur. Dhe kështu un shkova i paftuar në dasmën e Arminës dhe Shkëlzenit!”- theksoi Blendi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE