Aktorja e njohur, Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë!

vovalbania July 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Aktorja e njohur, Vanessa Hudgens bëhet nënë për herë të parë!

Aktorja e njohur, Vanessa Hudgens dhe bashkëshorti i saj, lojtari i MLB, Cole Tucker janë bërë prindër. Ylli i “High School Musical” nuk e ka zbuluar ende datën e lindjes, gjininë apo emrin e të porsalindurit, por familja, tashmë me tre anëtarë, u fotografua nga paparacët duke u larguar nga një spital në Santa Monica.

Para disa orësh ajo gjithashtu postoi në llogarinë e saj në Instagram një galeri me 10 foto me partnerin e saj ku zgjodhi ta uronte në mënyrën më të veçantë me rastin e ditëlindjes.

Gëzuar ditëlindjen copëzës sime të parajsës. Ti e bën botën një vend më të ndritshëm vetëm duke qenë vetvetja. 

Rikutojmë gjithashtu se Hudgens u shfaq për herë të parë me barkun e rrumbullakosur në Oscar 2024, në mars, me një fustan të zi të gjatë. Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në dhjetor të vitit 2023. Sipas burimeve nga Just Jared, dyshja e zyrtarizuan lidhjen në Tulum të Meksikës gjatë fundjavës vetëm 10 muaj pasi u fejuan. Rikujtojmë, se çifti ndezi thashethemet për lidhje në nëntor 2020 kur u panë të kapur për dore në Los Angeles.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE