“Më pushoi nga puna”, Ledioni rikujton sfidat profesionale!

vovalbania July 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më pushoi nga puna”, Ledioni rikujton sfidat profesionale!

I ftuar në këtë episod të “Back to the Beginning” me Kozeta Kurti, ishte Ledion Liço, për të folur për fillimet e karrierës, drejtimin e Top Albania Radio-s, prezantimin e “Big Brother Vip” dhe themelimin e Top Channel Films. Kozeta Kurti kujton dy raste kur ajo dhe Ledioni kanë guxuar me look-un e tyre dhe se çfarë pasojash ka patur kjo asokohe.

Kozeta: Më kujtohet, mua dikur më kanë vënë 500 mijë lekë gjobë në Top sepse preva një balluke, ty të pezulluan për disa kohë se ti i rruajte fare flokët. Por një gjë që është identifikuar në pozitat e tua si drejtues është liria për t’u shprehur në mënyrën personale si ato të duan, duke përshirë edhe look-un.

Ledioni: Ka qenë traumatike për mua. Isha ende 18 vjeç dhe në punën e parë të rëndësishme që kisha, për një gabim më pezulluan. I ndjeri Dritan Hoxha më ka pushuar nga puna… Ajo që unë mendoj është që një vend ku prodhohet art, nuk mund të jetë një vend i ngurtë. Por Top Channel në një kuptim është një institucion i rëndësishëm, dhe për hir të kësaj ne nuk mund të jemi vetëm artistë, por koha tregoi që ne kemi biznesmenë dhe politikanë që guxojnë. Gjërat në një kuptim e gjejnë rrugën e tyre. Të rinjtë e gjejnë vendin ku do shpërfaqin veten e tyre, pse mos ta bëjnë këtu dhe ta bëjnë Top Albania Radion me ngjyra…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE