Sa lekë mori Sara Hoxha për puthjen me Roerd Toçen? Flet aktori!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sa lekë mori Sara Hoxha për puthjen me Roerd Toçen? Flet aktori!

I ftuar mbrëmjen e sotme në Top Arena ka qenë aktori i njohur i filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, Roerd Toçe. Në film ai luan rolin Klejdit, djalit i cili bie në dashuri me Arian, të cilën e luan Sara Hoxha. Në një moment gjatë filmit, dyshja shkëmbejnë një puthje me njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës me Edi Manushin dhe Alesia Bamin, aktori u pyet se sa lekë ka marrë Sara Hoxha për atë puthje dhe ai u përgjigj duke thënë se:

Nuk e kam idenë. Nuk besoj se është një temë kryesore që të jetë puthja në film sesa aktrimi që është bërë në film nga Sara, Roerdi, Luizi apo Olta. Gjithësesi është bërë një punë masive për atë film. Ai film i mori frytet e veta, unë po pres filmin e radhës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE