Sondazhi i TAR/A ka ‘dorë’ Presidenti turk Erdogan në mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë?

vovalbania September 26, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/A ka ‘dorë’ Presidenti turk Erdogan në mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë?

Qeveria Shqiptare ka vendosur që të mbyllë gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë. Vendimi u shpall pas mbledhjes së qeverisë dhe mban firmën e zv/kryeministres Belinda Balluku ndërsa gjimnazi turk në Shqipëri duhet të pajisë nxënësit me dokumentacionin e nevojshëm që ata të transferohen në institucione të tjera arsimore. Kolegji “Mehmet Akif” ka rezultuar si gjimnazi më cilësor gjatë periudhës që ka ushtruar aktivitet në Shqipëri.

Ky është vendimi i dytë kundër këtyre shkollave gjatë ditëve të fundit. Vetëm pak ditë më parë, Ministria e Arsimit urdhëroi mbylljen e një kopshti pjesë e kolegjeve “Turgut Ozal”.  Vetë nxënësit e shkollës private “Mehmet Akif Ersoy” po vijojnë prej mëngjesit protestën këtë të hënë për të kundërshtuar vendimin e qeverisë që vendosi mbylljen e këtij institucioni arsimor, me arsyetimin se ka identifikuar një sërë shkeljesh të legjislacionit në fuqi. Nxënësit kanë marshuar drejt Ministrisë së Arsimit për të kërkuar shfuqizimin e vendimit për mbylljen e shkollës.

Në lidhje me këtë rast në faqen e web-it të Top Albania Radio-s është zhvilluar një sondazh me pyetjen “A ka ‘dorë’ Presidenti turk Erdogan në mbylljen e kolegjit “Mehmet Akif” në Tiranë?!” dhe rezultatet janë si më poshtë:

Ndërkohë bazuar edhe në zhvillimet e fundit në shtetit fqinj Itali ku qendra e djathtë fitoi zgjedhjet dhe Giorgia Meloni pritet të jetë kryeministre sondazhi i ri i TAR ka lidhje me ndikimin e këtyre zgjedhjeve tek shqiptarët. Për të votuar klikoni këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE