KQZ-ja i heq mandatin, Fredi Beleri: Të vendosë Kushtetuesja!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
KQZ-ja i heq mandatin, Fredi Beleri: Të vendosë Kushtetuesja!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ i heq mandatin Fredi Belerit. Pas arrestimit më 12 maj 2023 dhe dënimit me dy vite burg për shitblerje votash, Beleri nuk mundi të bënte betimin si kryetar i bashkisë Himarë dhe për asnjë ditë nuk e drejtoi këtë institucion ndonëse fitoi vendoret e 14 majit 2023, si kandidat i koalicionit Meta-Berisha. Tashmë, Himara shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Beleri i cili u soll në mbledhje i shoqëruar me policë, u shpreh se ishte vullneti politik që e lejoi të paraqitjes në KQZ, por se sipas tij, po ky vullnet, i ndaloi betimin.  I vetëdijshëm se mandati i tij si kryetar i Bashkisë së Himarës ka mbaruar, Beleri propozoi që çështjen ta zgjidhë Gjykata Kushtetuese.

Ata që vendosën rrëmbimin e Bashkisë së Himarës e nuk duan që himariotët të shprehen, duhet t’i lini të pijnë gotën e helmit deri në fund. Jam i qartë që mandati im si kryetar bashkie ka mbaruar, por duket qartë arroganca e tyre që t’i bëjnë votimet në gusht. Pse KQZ-ja t’i bashkohet kësaj kërkese? Kam frikë se gjysma e bashkisë do të shkojë në burg. Drejtojuni Kushtetueses ta zgjidhë një herë e mirë këtë!

Avokatja e Belerit u shpreh se është procedurë e pavlefshme, sipas saj, KQZ-ja nuk e ka këtë kompetencë.

Procedura e ndjekur nga KQZ-ja është konfuze. Nuk ka qartësi, jeni vendosur në lëvizje kryesisht apo nga një individ? Sipas projektvendimit rezulton të jetë vënë në lëvizje nga shtetasi Eugen Likaj. Nuk ka asnjë të dhënë ku banon, me çfarë cilësie i drejtohet KQZ-së, mosha, s’ka as kartë identiteti. Projekt-vendimi nuk ka dispozita të caktuara që të na jepet mundësia të kuptojmë. KQZ-ja vendoset në lëvizje nga një shtetas, vetëm ne periudhë zgjedhore dhe ne nuk jemi.

Nuk ka asnjë depozitë të Kodit Zgjedhor që i jep të drejtë, që në këtë fazë ku është procesi i Belerit, nga ana e KQZ-së të merren iniciativa të tilla. KQZ-ja mund të kryejë verifikim të tillë vetëm bazuar në të dhënat e formularit të Dekriminalizimit. Asnjë e dhënë jashtë formularit nuk mund të merret në verifikim nga KQZ-ja. Procedura nuk është e vlefshme, keni kaluar kompetencat që u parashikon ligji, kërkojmë pushimin e procedurës.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso tha se duhej Rama, që ta bënte shkarkimin.

Rama do të shmangë shkarkimin ose maxhoranca ka dashur t’ia bëjë dhuratë Ramës për 60 vjetor heqjen e mandatit përmes jush.

Përfaqësuesi ligjor i PS-së, Eridian Salianji tregoi se kur do të ishte kompetencë e Ramës shkarkimi.

Nëse do të ishte bërë betimi dhe do kishte nisur detyrën, atëherë Rama mund të bënte shkarkimin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64106 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE