Së shpejti në ankand vizatimet e rralla të mbretëreshës Victoria!
Një grup vizatimesh të shekullit të 19-të nga mbretëresha Victoria do të dalin në ankand në Londër. Tre nga skicat u bënë kur mbretëresha britanike, e cila mbretëroi nga viti 1837 deri në vdekjen e saj në 1901, ishte ende një princeshë dhe vetëm 14 vjeçe.
Një vizatim është ai i vitit 1838, një vit pasi Victoria u ngjit në fron. Ajo tregon një grua të ulur me një kurorë, e ngjashme më të në dukje dhe është e mbishkruar nga Victoria. “Këto vizatime paksa të hershme tregojnë se ndoshta ajo ende po mësohej dhe po përmirësohej”-shpjegon një përfaqësuese e shtëpisë së ankandeve në Londër.
Për momentin, është vendosur një vlerë shitjeje prej 1900 deri në 3170 dollarë për albumin viktorian që përmban katër skicat. Albumi përmban, gjithashtu, artikuj mbretëror, duke përfshirë një ftesë për kurorëzimin e Mbretit George IV në Westminster Abbey në vitin 1821. Vitin e kaluar, dy piktura të mbretëreshës që u gjetën në një vilë angleze, u shitën për 25 000 dollarë.