Orban i thotë “jo” ndërmjetësimit Rusi-Ukrainë!

vovalbania July 05, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Orban i thotë “jo” ndërmjetësimit Rusi-Ukrainë!

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban vuri në dukje se nuk është në pozitën për të drejtuar bisedime mes Ukrainës dhe Rusisë edhe pse lufta vijon prej më shumë se dy vitesh. Prej 1 korrikut, vendi i tij ka marrë presidencën e radhës së BE-së e që do ta mbajë deri më 31 dhjetor 2024. Këto komente i bëri para se të shkonte në Moskë për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin.

Orban njihet si një kritik i ndihmës së Perëndimit për Ukrainën në luftën kundër pushtuesit rus, si dhe ka marrëdhënie më të mira me Putinin se çdo lider europian. Kryeministri theksoi se fakti që Hungaria mban kryesimin e BE-së, nuk i jep atij mandatin që të drejtojë negociata në emër të bllokut.

Unë nuk kam nevojë për një mandat, sepse unë nuk përfaqësoj gjë, tha Viktor Orban gjatë një interviste radiofonike të dhënë sot.

Orban po qëndron në kryeqytetin rus Moskë e do të takohet me Putinin, siç konfirmoi zëdhënësi i tij Bertalan Havasi për median shtetërore hungareze, MTI.

Ajo që mund të bëj unë është që të shkoj në vende ku ka luftë apo kërcënim për një luftë që vë në rrezik Bashkimin Europian dhe Hungarinë apo që ka pasoja të këqija për to. Më pas, bëj pyetje.

Një ditë para vizitës së Orbanit në Moskë, Charles Michel, president i Këshillit Europian, shkroi në X se “drejtimi me rotacion i presidencës së Bashkimit Europian, nuk ka mandat që të angazhohet me Rusinë në emër të Bllokut”.

Këshilli Europian mbetet i qartë: Rusia është agresorja, Ukraina është viktima. Nuk ka diskutime për Ukrainën, pa Ukrainën, u shpreh Michel.

Në fillim të kësaj jave, Orban u takua me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në Kiev, ku i bëri thirrje atij që të shqyrtojë një marrëveshje për armëpushim për t’i dhënë fund më shpejt luftës me Rusinë.

Sot, Orbani tha se i bëri Zelenskyt “tre prej katër pyetjeve më të rëndësishme”, për të kuptuar se “sa larg mund të shkojë Kievi për paqen me Moskën”. Orban e vizitoi Rusinë në vitin 2022, por nuk u takua me shefin e Kremlinit, Putin. Megjithatë, ata u takuan në vende të tjera prej asaj kohe.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE